Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka pritur sot në një takim Robert Cooper, zyrtar i lartë në kabinetin e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Sipas një njoftimi për shtyp nga kryeministria, në qendër të bisedimeve ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, në kuadër të procesit të integrimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore.

Dy zyrtarët kanë rënë dakord që bisedimet të përqendrohen në cështjet praktike, zgjidhja e të cilave do të lehtësonte jetën e qytetarëve të dy vendeve.

Nga ana e tij kryeministri Thaci është shprehur se institucionet kosovare janë të angazhuara për plotësimin e axhendës evropiane, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe fqinjësinë e mirë.

Top Channel