Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë sanksionet e njëanshme ndaj Libisë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Bashkë me vende të tjera të komunitetit ndërkombëtar, Amerika po shqyrton edhe mundësinë e aplikimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Uashingtoni i ka vënë një afat bashkëpunimit ushtarak, jashtëzakonisht i kufizuar me Libinë.
Ndërkohë, në Tripoli Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur ambasadën e tyre pasi kanë evakuar personelin, si pasojë e degradimit të gjendjes së sigurisë.
Reagime kanë ardhur edhe nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO, që ka deklaruar se është gati për cdo situatë.
Ndërsa numri dy i misionit libik në OKB, Ibrahim Dabashi ka deklaruar se në Libi numërohen mijëra të vdekur.
Diplomati shprehet gjithashtu i bindur se së shpejti do të ketë një ndalim të eksporteve të naftës, që ka përfunduar në duart e popullit, për arsye sigurie.
Top Channel