Aksidentohet eskorta e presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Sipas burimeve në vendngjarje, kreu i shtetit nuk ka pësuar asnjë dëmtim, pasi aksidenti ka qenë i lehtë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mensës së studentëve në Prishtinë.

Aksidenti i eskortës mendohet të ketë ndodhur për shkak të mosruajtjes së distancës së sigurisë.

Top Channel