OKB, informacione të reja për Iranin

25/02/2011 21:05

Agjencia e OKB-së për Energjinë Atomike deklaron se ka marrë informacion të ri që flet për “përmasa të mundshme ushtarake” të programit bërthamor iranian.

ANEA deklaron se ky informacion ka rritur edhe më tej shqetësimet mbi aktivitetet e Iranit.

Agjencia i ka bërë thirrje Teheranit që të bashkëpunojë plotësisht me hetimin e saj mbi eksperimentet për prodhimin e armëve bërthamore, duke nënvizuar se nuk e bën këtë gjë që prej vitit 2008.

Nga ana e tij Irani vazhdon të insistojë se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.

Informacioni i ANEA u sigurua nga BBC dhe u transmetua online nga Instituti për Shkencën dhe Sigurinë Ndërkombëtare.

Ky institut thotë se Irani nuk po implementon një seri detyrimesh, mes të cilave sqarimin e cështjeve të mbetura që rrisin shqetësimin për marrjen e përmasave ushtarake të programit të tij bërthamor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA