Libi, Gaddafi zbret në fushë mercenarët

25/02/2011 16:25

Në Libi është krijuar ushtria e private e kolonel Gaddafi-t. Anëtarët e saj janë mercenarë të huaj që paguhen 1 mijë deri në 20 mijë euro në ditë dhe punojnë vetëm për të vrarë.

Ata vijnë nga vende ku Gaddafi ka ndihmuar rebelët, si Mali, Nigeria dhe Cadi. Ata janë vendosur në rrugët e qyteteve të rebeluara për të përhapur terror, duke hapur zjarr pa paralajmëruar ndaj qytetarëve që protestonin.

Mijëra persona dyshohet të jenë vrarë nga vala e dhunës të lëshuar nga regjimi i Gaddafi-t, shumica e të cilëve pikërisht nga mercenarët e tij.

Ashtu si dhe tiranët që udhëhiqnin Tunizinë dhe Egjiptin, Ben Ali dhe Hosni Mubarak, edhe Gaddafi nuk do të heqë dorë lehtë nga pushteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA