Jemen, policia vret protestuesin 17-vjecar

25/02/2011 19:05

Një manifestues 17-vjecar është vrarë nga policia gjatë një proteste kundër regjimit të presidentit Ali Abdallah Saleh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Adenit, në jug të vendit.

Ndërkohë, vdekja e adoleshentit është konfirmuar edhe nga burime spitalore jemenase, të cilat citohen nga agjencitë e huaja.

Në qytetin e Adenit ka pasur dy marshime kundër njëri tjetrit dhe përleshje të ashpra me policinë, që kanë lënë rreth 20 të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA