Algjeri, përfundon statusi i emergjencës

25/02/2011 08:45

Presidenti i Algjerisë lajmëroi gjatë mbrëmjes së fundit për heqjen e gjendjes 19-vjeçare të emergjencës, një kërkesë kryesore në protestat anti-qeveritare.

Një komunikatë u publikua në fletoren zyrtare të vendit, në të cilën lajmërohej për përfundimin zyrtar të gjendjes së emergjencës.

Me statusin e ri të vendit, ushtria do të ketë kompetenca të kufizuara për të ndërhyrë në çështjet e sigurisë së brendshme të vendit.

Algjeria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, ka përjetuar revolta të fuqishme antiqeveritare dhe kërkesa për më shumë të drejta demokratike, gjatë javëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA