“Dyshoja për besnikërinë e Courteney Cox”

25/02/2011 10:10

David Arquette deklaroi mbrëmë se dyshonte se ish-gruaja e tij, Courteney Cox, kishte një lidhje jashtëmartesore me aktorin e serialit Cougar Town, përpara se ata të dy të divorcoheshin.

David dhe Courtney, të cilët kanë edhe një vajzë 6-vjeçare të quajtur Coco, vendosën t’i jepnin fund martesës së tyre në shtator 2010, pas disa muajsh mosmarrëveshjesh.

Njëkohësisht, 39-vjeçari, duke folur në një program televiziv amerkan, shtoi se ish-gruaja e tij 46-vjeçare është e vendosur që të mos bëhet më nënë për herën e dytë.

I sapodalë nga një qendër rehabilituese për shkak të varësisë së tij me alkoolin, Arquette deklaroi: “Një ditë, ajo erdhi shumë e trishtuar dhe më tha se nuk ishte më e lumtur.

U ndieva disi i braktisur në atë pikë dhe isha irrituar me gruan time, isha i irrituar për dinamikën që kishte marrë lidhja jonë. Më vonë, pati artikuj gazete rreth historisë së saj me një aktor tjetër dhe kjo nuk na ndihmoi.

Mendova se ishte duke frekuentuar edhe dikë tjetër. Nuk pata asnjëherë një provë për këtë, por nuk pata as edhe ndonjë provë që dëshmon të kundërtën. Pak më vonë, u ndamë”.

Arquette, pasi hodhi poshtë zërat se ishte mungesa e tij e besnikërisë ajo që shkaktoi ndarjen, theksoi se nuk do të bëjë ndonjë tenativë për ripajtim, pasi dëshiron vetëm që ish-gruaja e tij të jetë e lumtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA