Lëvizja Vetëvendosje, forca e tretë politike në Parlamentin e Kosovës, vazhdon të akuzojë koalicionin mes Hashim Thacit dhe Behgjet Pacollit.

Aktivistët e saj e kanë ironizuar atë duke e cilësuar si një martesë për interes, me mblesërinë e ambasadorit amerikan në Prishtinë.

“Martesa shpreh lumturinë për këta të dy, por për popullin e Kosovës është e kundërta. Gjatë kohës që Thaci ishte martuar me Sejdiun kishte një lidhje të fshehtë me Pacollin, e cila u kurorëzua me ndërhyrjen e ambasadorit Dell, që është bërë mbles”, ka deklaruar Vlorian Mulliqaj, aktivist i Vetëvendosjes.

Top Channel