A.Jugut, alarm nga ujrat toksikë

25/02/2011 08:35

Niveli i ujrave acidë është në rritje pranë disa minierave të braktisura të arit në Johanesburg, ndërsa ato mund të bien në kontakt me ujrat e lumit që rethon qytetin më të madh të vendit brenda një viti.

Substancat toksike janë formuar si pasojë e reaksioneve të ndodhura në minierë gjatë një shekulli dhe sasia e tyre është e tillë që mund të sjellë shkatërrimin e plotë të faunës dhe sistemit ujor që rrethon Johanesburgun.

Sipas BBC-së, raportimet janë shumë shqetësuese, pasi sasia tepër e lartë e substancave toksike mund të bëhet përgjegjëse për mijëra viktima, nëse ajo do të lejohet të dalë prej vendit ku qëndron e depozituar.

Në një raport drejtuar zyrës së presidentit në Afrikën e Jugut, rekomandohej që një ndërhyrje urgjente të bëhet, për të larguar toksinat nëpërmjet drenazhit, me kanale të vendosura në anën e kundërt të Johanesburgut.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA