Gjykatësi rus, i cili shtyu në 14 vjet burgim dënimin e disidentit rus, Mikhail Khodorkovsky, hodhi poshtë spekulimet se u vendos në ndonjë lloj presioni gjatë procesit.
Në një intervistë televizive, gjatë mbrëmjes së djeshme, Viktor Danilkin, mohoi akuzat e ish-ndihmëses së tij, e cila tha se ai ishte influencuar, gjatë gjyqit të shumëkritikuar nga opinioni ndërkombëtar.
Dikur njeriu më i pasur në Rusi, një kundërshtar i deklaruar i regjimit të Putinit, Khodorkovsky duhet të lirohej pas tetë vitesh burg për evazion fiskal, në vitin e tanishëm.
Megjithatë, “prova të reja” bënë që dënimi i tij dhe mikut të tij, Lebedev, të shtyhej deri 2017-n. Vendimi i gjykatës ruse u kritikua ashpër nga SHBA dhe vendet e Europës Perëndimore, të cilat e konsideruan ngjarjen si një hap pas për drejtësinë ruse.
Top Channel