Të paktën 8 nxënës serbë janë lënduar në një aksident rrugor në veri të Kosovës.

Autobusi i cili po transportonte udhëtarët nga Zubin Potoku në drejtim të Zvecanit  ka dalë nga rruga për shkak të rrëshqitjes dhe si pasojë janë lënduar tetë nxënësit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Zëdhënësi i policisë Besim Hoti deklaron se ende nuk janë identifikuar shkaqet e aksidentit, por dyshohet se autobusi rrëshqiti për shkak të lagështisë dhe dëborës.

Të gjithë të lënduarit janë duke u kuruar në spitalin e Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por edhe ata të KFOR-it e EULEX-it.

Top Channel