SHBA, arrestohet sauditi i supozuar terrorist
24/02/2011 17:20
Një shtetas 20-vjeçar arabo-saudit, rezident i Teksasit, u arrestua gjatë mëngjesit nga autoritetet amerikane, me dyshimin se po përpiqej të ndërtonte një bombë në kushte artizanale.
Sipas CNN, Khalid Ali-M Aldawsari, besohet se ishte duke u përpjekur të ndërtonte armë të shkatërrimit në masë.
Policia beson se midis objektivave që terroristi i supozuar dëshironte të sulmonte përfshihej edhe shtëpia e ish-presidentit amerikan, George W.Bush, në Teksas.
Aldawsari do të njihet me akuzat në një gjykatë federale, më vonë gjatë ditës.
Top Channel