Tetë nëndetëse bërthamore, 600 avionë ushtarakë dhe 1 000 helikopterë ultramodernë do të ndërtohen deri në 2020-n, ndërsa Rusia ka vendosur të shpenzojë 650 miliardë dollarë për rinovimin e ushtrisë.
100 luftanije të tjera do të ndërtohen ose do të blihen, përfshi dy helikopterëmbajtëse, që do t’i bashkohen dy të tjerave të blerë më parë prej Francës.
Sipas ekspertëve ushtarakë, programi ambicioz do të ketë kuptim vetëm nëse Rusia do të përmirësojë programin e stërvitjes dhe rekrutimit.
Aktualisht, Moska zyrtare është në një program të thellë reformash në ushtri, me 200 mijë kuadro që po largohen nga puna, ndërsa stoqet masive nga ushtria e Bashkimit Sovjetik që po shkrihen.
Qëllimi i autoriteteve është të ndërtojë një ushtri më të vogël, por shumë më moderne dhe të fortë se sa ajo aktualja.
Një muaj më parë, Rusia, vendi që ka kapacitetet më të mëdha bërthamore në botë, ratifikoi një marrëveshje me SHBA, për reduktimin e ndërsjelltë të këtyre armatimeve.
Top Channel