Libia, Klinton: Qeveria fajtore
24/02/2011 00:10
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka deklaruar se qeveria libiane do të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë ndërkombëtare për dhunën e ushtruar ndaj demostruesve në vend.
Klinton, në një komunikatë për shtyp është shprehur se dhuna është e papranueshme dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dalë me një qendrim të vetëm përballë situatës në Libi.
Kryediplomatja amerikane u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve amerikanë të braktisin vendin afrikano-verior, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun u shpreh se “në Libi po ndodhin krime të rënda kundër të drejtave të njeriut”.
Top Channel