Libi, merr jetë ideja e ndërhyrjes NATO

24/02/2011 20:50

Forcat besnike ndaj Muammar Gaddafi-t janë duke ndërmarrë një kundërofesivë të përgjakshme në qytetet rebele pranë Tripolit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjes në Libi.

Sipas burimeve të “Associated Press”-it, Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar ndërkohë mundësinë e një ndërhyrje ushtarake në Libi, për të rrëzuar regjimin e Gaddafi-t dhe për të rivendosur paqen në vend.

Burime të “Agencie France Presse”, bënë të ditur rreth drekës se edhe Bashkimi Europian ishte duke shqyrtuar mundësinë e propozimit të një ndërhyrjeje të NATO-s në Libi.

Luftime janë shënuar gjatë ditës në Zavijah, një qytet pranë burimeve të naftës, që ndodhet vetëm 50 kilometra nga kryeqyteti. Sipas një gazete libiane, 23 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa rrjeti “Al Jazeera” flet për 100 viktima në këtë qytet.

Ndërkohë, trupat opozitare kanë konsiliduar fitoret e tyre në qytetet e Bengazit dhe Al-Bajdës, në lindje të vendit dhe përkatësisht, qëndra e dytë dhe e tretë më e banuar e vendit.

Ndërkohë, një organizatë e besueshme franceze e të drejtave të njeriut, flet për më shumë se 2 mijë viktima që prej nisjes së revoltave në 15 shkurt. Burime të tjera flasin për mbi 10 mijë të vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA