Liban refuzon të birin e Gadafit

24/02/2011 03:00

Liban ka refuzuar të presë avionin privat që mbante në bord Hanibal Gadafin dhe disa familjarë të tjerë të liderit të Libisë.

Lajmi njoftohet nga shërbimet e sigurimit në Liban të cilat sqarojnë se në bord ndodhej edhe bashkëshortja me origjinë libaneze e Gadafit. Të njëjtin veprim, pak orë më parë ndërmori edhe Malta e cila nuk lejoi uljen në aeroportet e saj të avionit të vajzës së Muamar Gadafit.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Abdel Fatah Junis deklaron për mediat arabe se së fundmi Gadafi i ka shpëtuar një atentati të ndërmarrë nga njerëz të afërt me të.

Top Channel