Kuvend, Berisha akuza Klosit

24/02/2011 17:40

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një akuze të bërë ndaj tij nga deputeti Blendi Klosi në Kuvend, duke cilësuar këtë të fundit s’i një prej përgjegjësve për viktimat e 21 janarit.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Berisha e ka krahasuar Klosin me xhaxhain e tij, Bilbil Klosi, që sipas kryeministrit ka qenë një ndër kriminelët kryesorë gjatë regjimit komunist.

“Vetëm pak ditë më parë, në një emision televiziv, ai do t’u deklaronte shqiptarëve se ishin të gatshëm edhe për 200 mijë të vdekur që ai dhe partia e kryetarit të tij të vinin në pushtet”, ka deklaruar Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA