Kompania e rrallë me 1 burrë dhe 89 gra

24/02/2011 18:05

Një e përditshme italiane, “Italia Oggi”, publikoi sot historinë e një kompanie të rrallë, në të cilën midis 90 punonjësve, 89 janë femra dhe vetëm drejtori është mashkull.

Rasti, i cili me shumë mundësi mund të jetë unik në botë, është regjistruar në qytetin e Bazelit, në Zvicër, ku ka edhe selinë kryesore kompania e MSC-së.

Ndonëse ka një total prej 50 mijë punëtorësh, që punojnë në flotën detare të kompanisë, në zyrën qëndrore, vetëm drejtori i madh është mashkull, ndërsa të gjithë punonjëset e tjera janë femra.

Gratë përcaktojnë rrugët nëpër të cilat transportohet pambuku, frutat, lënda drusore apo destinacionet e kryqëzorëve për pushime, plus të gjithë aktivitetin tjetër, financiar, ligjor dhe administrative të firmës.

Sipas drejtorit të përgjithshëm 60-vjeçar, ai ka punësuar vetëm personat që kanë paraqitur dosjet më të kualifikuara, por janë të shumtë ata që e kanë të vështirë t’a besojnë këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA