Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, urdhëroi forcat e rendit që të ruajnë protestuesit dhe u ndaloi atyre që të përleshen me ta, në një deklaratë që synon të qetësojë situatën në vend.
Në deklaratën e raportuar nga mediat ndërkombëtare, mësohet se presidenti i ka kërkuar policisë që të pengojë përplasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij, përleshje që sot shkaktuan dy viktima dhe dhjetë të plagosur.
Deri tani, 12 persona kanë gjetur vdekjen në Jemen, në protestat kundër njeriut që drejton vendin që prej 32 vitesh.
Ali Abdullah Saleh drejton vendin më të varfër të Lindjes së Mesme, por përveç protestave, ai duhet të përballet edhe me një lëvizje separatiste në jugun e vendit, ndërsa armëpushimi me rebelët muslimanë është vënë në dyshim dhe lufta me Al-Kaedën vazhdon.
Top Channel