Frikë nga tumori, gruaja heq gjinjtë

24/02/2011 18:00

Një grua italiane hoqi të dy gjinjtë, nga frika se një ditë mund t’i shfaqej tumori I gjoksit.

Pasi nëna dhe motra i kishin vdekur nga tumori në gjoks, banorja e Pavias në Itali, vendosi që të hiqte vare dy gjinjtë, ndonëse ishte plotësisht e shëndoshë.

Përpara se të bënte ndërhyrjen, ajo iu nënshtrua një testi gjenetik, i cili tregoi se gruaja kishte realisht një shans disi më të lartë se një femër e zakonshme, për t’u prekur prej sëmundjes.

Megjithatë, ndonëse mjekët i bënë të qartë se kontrollet e vazhdueshme do të ishin të mjaftueshme për t’i siguruar shëndet të plotë, e terrorizuar nga sëmundja që ndiqte ndër breza familjen e saj, ajo vendosi të merrte një vendim drastik.

Përpara heqjes së gjinjve, gruaja kishte porositur dy gjinj të njëjtë në përmasë, prej silikoni, prandaj ajo nuk pritet ta ndiejë ndryshimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA