Rritja e ndjeshme e çiftit të naftës ka paraprirë gjithmonë recensionet e thella ekonomike në dekadat e fundit.
Në vitin 1973, lufta e Jom Kippurit në Izrael, në vitin 1979, revolucioni islamik në Iran dhe në 2008, si pasojë e rritjes së madhe të kërkesës kineze, çmimi i naftës arriti rekordet e tij historikë.
Vitet që vijuan, ishin vite të trazuar për të gjithë ekonominë botërore, e zhutur në recension. Në bursat ndërkombëtare, sot çmimi i naftës arriti 120 dollarë për fuçi ose rekordin e tij që prej vitit 2008.
Kriza e Libisë, vendit të pestë prodhues më të madh në botë ka sjellë një tjetër rritje në ditët e fundit, ndërsa BBC analizoi situatën e çmimive të naftës, duke arritur në përfundimin se kurba nuk ka gjasa të ulet përsa kohë trazirat vazhdojnë.
Në analizën e BBC-së mund të lexohej: “Libia prodhon vetëm 2% të eksportit botëror të naftës, edhe pse pjesa e saj zë 10% të tregut europian.
Deri tani, vetëm 1/3 ose gjysma e prodhimit të naftës së Libisë është ndërprerë, për një total prej vetëm 1,6 milion fuçish në ditë.
Një reduktim me 1%, nuk duhet të sillte një rritje kaq të madhe të çmimit, edhe sepse Arabia Saudite ka premtuar të rrisë prodhimin dhe të mbulojë hendekun e krijuar nga rënia në prodhimin libian.
Megjithatë, më shumë se nga ulja e prodhimit libian, tregjet do të vazhdojnë të përballen me rritjen e çmimeve, përsa kohë zona prodhuese e naftës përballet me pasiguri dhe trazira.
Protesta janë parë edhe në Iran, eksportuesin e dytë në botë, në Algjerinë e pasur me gaz dhe edhe në Arabinë Saudite, eksportuesin kryesor të botës dhe një vend që është në gjendje të zhysë në kolaps të gjithë ekonominë botërore, nëse ndërpret prodhimin.
Si mund të përballohet perspektiva e shtrenjtimit të vazhdueshëm të naftës? Diversifikimi i energjisë është opsioni i parë. Europianët janë shumë të efektshëm në përdorimin e burimeve alternative.
Llogaritet se rezerva botërore e naftës do të fillojë të shterojë pas katër dekadash dhe deri atëherë, është e domosdoshme që vendet të kalojnë gjithmonë e më shumë në burime alternative.
Rivendosja e rendit në vendet arabe, do të ishte zgjidhja e momentit, edhe pse rënia e çmimit do të mbetej graduale dhe do të duhet disa muaj për t’u rivendosur poshtë 80 dollarëve për fuçi, pas rivendosjes së qetësisë.
Kjo rritje e çmimeve të naftës ka qenë shumë e pavolitshme për shumë ekonomi të mëdha, pasi vjen në një moment kur ato përballen me inflacion të lartë dhe me presione për të ulur normat bazë të interesit.
Në Europë, ky çmim i naftës do të rrisë 0,5% inflacionin e euros, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 1,6% më shumë inflacionin e dollarit.
Nëse çmimi do të kalojë nga 120 në 150 dollarë për fuçi, impakti do të dyfishohet. Për këtë arsye, ndërsa diversikimi i burimeve të energjisë është zgjidhja afatgjatë, të shpenzosh në këto momente paratë e taksapaguesve perëndimore për të vënë paqen në vendet arabe, do të kishte shumë kuptim”.
Top Channel