36-vjeçarja Drew Barrymore duket se ka gjetur buzëqeshjen dhe ka humbur turpin falë partnerit të saj të ri, Will Kopelman.
Jashtë botës së Hollivudit, Drew ka qenë gjithmonë një fajzë timide, e cila i është shmangur gjithmonë bujës së faqeve të para të revistave rozë.
Megjithatë, ajo u fotografua një ditë më parë duke ecur e buzëqeshur dhe në dukje shumë e lumtur, në praninë e të dashurit, në Los Anxhelos.
Në daljen e një restoranti italian, aktorja dhe partneri i saj tre vjet më i ri, të krijonin përshtypjen e një çifti perfekt. Ata të dy nuk kanë shumë kohë që shoqërohen së bashku dhe vetëm javën e kaluar u fotografuan për herë të parë së bashku.
Një mike e Barrymore deklaroi për revistën: “Është një marrëdhënie e re dhe të dy po i marrin gjërat graduliasht. Ata po përpiqen të njohin gjithmonë e më mirë njëri-tjetrin në këto javë, por duket se menjëherë është formuar një lidhje shumë pasionante midis tyre”.
Barrymode ka qenë e martuar dy herë më parë, me një barist irlandez, të quajtur Jeremy Thomas dhe komedianin Tom Green.
Top Channel