Deputeti socialist, Taulant Balla ka deklaruar në seancën parlamentare ku po diskutohet për ndryshimin e rregullores së Kuvendit për heqjen e imunitetit, se mazhoranca nuk po synon të heqë imunitetin, por ta blindojë atë nga nismat e Prokurorisë.
Ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Berisha duke e konsideruar atë si Gadaffi.
“Sot Sali Berisha nuk po heq imunitetin, por po blindon imunitetin e kusarëve të tij. Saliu synon të vërë tel me gjemba për drejtësinë. Sot Sali Berisha nuk po amendon rregulloren, por po hedh në erë parlamentarizmin”, tha Balla.
“Sali Berisha mbi ty rëndojnë vrasjet e 32 personave… Vetëm ti dhe Gadaffi mund të përdorni mercenarë dhe gardën republikane kundër popullit. Largohu një orë e më parë se populli nuk të duron dot më”, theksoi Balla.
Top Channel