Amnesty International i ka bërë thirrje Serbisë që të dënojë të gjithë personat e përfshirë në krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99.

“Amensty International i bën thirrje Serbisë që të dyfishojë përpjekjet për të garantuar që të gjithë oficerët dhe të dyshuarit për vrasjen e shqiptarëve të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar Nicola Duckworth, drejtore për Evropën dhe Azinë Qëndrore.

Amnesty International ka kërkuar gjithashtu nga policia serbe që të bashkëpunojë ngushtë me prokurorinë për të zbardhur fatin e personave të pagjetur.

“Të afërmit e viktimave, një pjesë e të cilëve tashmë janë të zhdukur, meritojnë drejtësi. Atyre u duhet thënë vendndodhja e familjarëve të tyre”, ka theksuar Duckworth.

Top Channel