SHBA, protesta kundër ligjit për punëtorët

23/02/2011 03:25

Qindra amerikanë protestuan në Ohajo, Indina dhe për të dytën javë me radhë në Uiskonsin për të kundërshtuar një projektligj të republikanëve që sipas tyre është një goditje për të drejtat e punonjësve.

Në shtetet e udhëhequra nga republikanët, lëvizja është mbrojtur duke u cilësuar si e nevojshme për të ndihmuar në balancimin e buxheteve të shkatërruara në disa shteteve.

Por nga ana e tyre sindikatat të ndryshme deklarojnë se lëvizjet në legjislacionin fiskal synojnë të shkatërrojnë të drejtat në marrëveshjet kolektive të punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA