SHBA dënon dhunë në Libi
23/02/2011 00:05
Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqimisht dhunën e ushtruar në Libi dhe kërkojnë respektimin e të drejtave universale të njeriut në vendin afrikano-verior.
Kjo është deklarata për shtyp e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. Kryediplomatja amerikane ka kërkuar gjithashtu një tranzicion pa dhunë drejt demokracisë.
“Shtetet e Bashkuar po ndjekin me shumë vëmendje dhe të alarmuar situatën në Libi dhe do të ndërmarrin hapa të matura në koordinim me komunitetin ndërkombëtar për të respektuar të drejtat e njeriut në Libi”, tha më tej Klinton.
Top Channel