Poloni, 200 të vdekur nga i ftohti

23/02/2011 21:30

Rreth 200 persona kanë vdekur në Poloni që nga fillimi i sezonit të dimrit për shkak të të ftohtit të ashpër.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave vetëm në shkurt numri i të vdekurve ishte 29, ndërsa në dhjetor 134.

Sipas burimeve, temperaturat këto ditë zbresin gjatë orëve të natës edhe nën minus 20 gradë, duke vënë në rrezik jetën e të pastrehëve.

Sipas policisë, shumica e të vdekurve kanë qenë persona që kanë abuzuar me konsumimin e alkoolit dhe i ka zënë gjumi jashtë banesave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA