Ushtria meksikane ka deklaruar se ka ndaluar një të dyshuar lidhur me vrasjen e javës së kaluar të një agjenti amerikan që vepronte në Meksikë.
Jaime Zapata u qëllua për vdekje në një atentat më 15 shkurt, nga i cili mbeti i plagosur edhe një agjent tjetër, Victor Avila.
Një kongresmen amerikan ka deklaruar se agjentët e agjencisë amerikane për emigracionin u qëlluan nga anëtare të kartelit të drogës Los Zetas, të cilët kishin ngritur një kurth në një pikë kontrolli përgjatë autostradës për në San Luis Potosi.
Në një deklaratë të bërë ditën e sotme, sekretariati meksikan i Mbrojtjes ka bërë të ditur se më shumë detaje mbi arrestimin do të jepen në ditët në vazhdim.
32-vjecari Zapata, i lindur në Teksas, ishte caktuar në njësinë e luftës kundër tregtisë së qënieve njerëzore dhe trafiqeve dhe së fundmi ishte atashuar tek ambasada amerikane në Qytetin e Meksikos.
Ai u varos para pak ditësh në Teksas, ku një zyrtar amerikan bëri thirrje për mposhtjen e “kamzhikut” që i mori jetën.
Top Channel