Katër ujgurë u dënuan me vdekje nga një gjykatë kineze, pasi veprimet e tyre separatiste shkaktuan vdekjen e nëntë shtetasve, në krahinën e Xinjiang-ut.
Sipas autoriteteve kineze, të katër personat i përkasin një grupi separatist, i cili realizoi një seri sulmesh, midis gushtit dhe nëntorit të vitit të shkuar.
Në sulmin më vdekjeprurës, një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu në mesin e një turme, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Sipas të përditshmes së Xinjiangut, dënimi me vdekje është aprovuar nga Gjykata e Lartë Kineze, prandaj ata mund të ekzekutohen në çdo moment kur të vendosin autoritetet e burgut ku mbahen.
Në krahinën e Xinjiangut jeton një komunitet i gjerë ujgur, minirotet që numëron zyrtarisht 8,5 milion antarë dhe që kërkon aktivisht pavarësinë nga qeveria e Pekinit.
Top Channel