Ish-Ministri libian: Gaddafi urdhëroi Lokerbinë

23/02/2011 16:05

Ish-Ministri i Drejtësisë në Libi, deklaroi në të përditshmen suedeze “Expressen”, se kolonel Muammar Gaddafi urdhëroi personalisht masakrën e Lokerbisë.

Një avion i “Pan Am”-it shpërtheu në ajër mbi fshatin skocez të Lokerbisë, në vitin 1988, duke vrarë 270 persona. I vetmi person i kapur dhe i shpallur fajtor për këtë ngjarje ishte një terrorist libian.

Një prej figurave më të rëndësishme të jetës politike libiane në epokën 42-vjeçare të Gaddafi-t, Mustafa Abdel-Jalil, deklaroi: “Kam prova se ishte vetë Gaddafi ai që urdhëroi masakrën e Loberkisë.

Për t’a fshehur këtë, ai bëri gjithçka që kishte në dorë për të liruar al-Megrahin nga burgu nga mbahej në Skoci (i referohet terroristit të dënuar me burgim të perjetshëm, i liruar në 2009-n, pasi ishte në muajt e fundit të jetës, për shkak të një sëmundje të pashërueshme. Çuditërisht, ai është ende gjallë edhe sot).

Megjithatë, Abdel-Jalil nuk dha prova specifike për përfshirjen e diktatorit në atë që ishte akti terrorist me më shumë viktima në avioacion, deri në momentin kur ndodhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA