Dhoma Gjyqësore e gjykatës ndërkombëtare të Hagës ka dënuar sot me 27 vjet burg ish-zyrtarin e lartë të policisë serbe, Vllastmir Gjeorgjevic, nën akuzën e krimeve të luftës kundër popullsisë shqiptare në Kosovë.

Gjyqtarët kanë hedhur poshtë pretendimet e Gjeorgjevic se nuk kishte kontroll efektiv mbi përdorimin e forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi ministri Stojilkovic i kishte hequr këtë kompetencë.

Gjeorgjevic është shpallur fajtor për një seri akuzash që kanë të bëjnë me dëbime, vrasje, transferime të dhunshme dhe përndjekje, të kryera në komunat Rahovec, Prizren, Skënderaj, Suharekë, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Kacanik, Decan dhe Vushtrri.

Gjithashtu, trupi gjykues ka arritur në përfundimin se Gjeorgjevic është përgjegjës për vrasjen e jo më pak se 724 shqiptarëve nga Kosova nga forcat serbe.

Top Channel