Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Athinë ku forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës, ndërsa demonstruesit kanë hedhur bomba molotovë.

Gjithë Greqia sot proteston si një shpërthim i vazhdueshëm i zemërimit social që ka arritur kulmet e tij.

Greva 24 orëshe, e teta brenda 11 muajve të fundit, që organizojnë sindikatat e sektorit shtetëror dhe atij privat.

Qindra mijëra qytetarë grekë protestojnë në mbarë vendin duke kundërshtuar masat e rrepta ekonomike antikrizë që ka shpallur qeveria, kërkojnë një sistem të ri pagash pa reduktime, kthimin e rrogave shtesë që u janë hequr para disa muajve si dhe respektimin e marrëdhënieve të punësimit dhe të sigurimit social.

Top Channel