Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë, Piter Feith ka përshëndetur zgjedhjen e kryeministrit dhe presidentit të Kosovës në seancën e djeshme parlamentare.

“Uroj presidentin Pacolli dhe kryeministrin Thaci për zgjedhjen e tyre në këto poste të rëndësishme dhe me përgjegjësi. U uroj sukses në punën e tyre në shërbim të të gjithë popullit të Kosovës”, ka deklaruar Feith.

Sipas tij, presidenti dhe kryeministri kanë role të rëndësishme në qeverisjen dhe zhvillimin e vendit, përfshirë këtu progresin për perspektivën evropiane.

“Ata duhet të bashkojnë njerëzit, të nxjerrin më të mirën nga energjia dhe aftësia e popullit të Kosovës, me qëllim ndërtimin e një shteti demokratik e multietnik, që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka pohuar Feith.

Top Channel