Byrd, djali i Cox në film, i dashuri në jetë
23/02/2011 17:35
Aktorja e serialit Friends, Courtney Cox, prej kohësh njihet për preferencat e saj për meshkuj më të rinj, por këtë herë duket se ajo është lidhur me aktorin që luan djalin e saj në filmin e saj të fundit.
Dan Byrd, i cili luan në filmin “The Easy A” personazhin e Travis Cobb, u pa duke shëtitur dhe duke qeshur me Courteny Cox, në buzë të plazheve të Santa Monikës.
46-vjeçarja, në filmin në fjalë, luan rolin e Jules Cobb, nëna e divorcuar e aktorit me të cilin duket se tashmë ndan shtratin.
Cox u divorcua disa muaj më parë nga bashkëshorti i saj David Arquette, i cili hyri në një qendër rehabilitimi për alkoolin. Ajo u duk e rikuperuar tërësisht, nga një operacion që kreu disa javë më parë në gju.
Top Channel