Popullariteti i ish-presidentit brazilian, Lula da Silva, që vazhdon edhe pas përfundimit të mandatit, të jetë një ndër politikanët më të dashur në Brazil, nuk i ka penguar organet hetimore të nisin një hetim për shpërdorim detyre dhe propagandë politike ndaj tij.
Ish-presidenti akuzohet për shpërdorim të punës së tij dhe keqadministrim të fondeve publike, akuzë kjo që mund të cojë deri në ngrirjen e llogarive bankare që ndodhen në emër të tij.
Sipas prokurorëve vendas, Lula, bashkë me Ministrin e Brendshëm, Amir Lando, në vitin 2004 kanë shfrytëzuar postin për të përfituar të ardhura financiare nga fondet publike. Ata akuzohen edhe për propagandë politike pasi në po të njëjtin vit u janë drejtuar të mëshuarve me rreth 10 milion letra ku u premtonin investime të mëdha.
Top Channel