Agjensia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, në një analizë të detajuar për situatën e krijuar në Libi, theksoi se qëndrimi ose largimi i diktatorit Gaddafi nuk do të varet nga sjellja e ushtrisë.
Në artikullin e pubikuar në faqen e “AP”, shkruhej: “Muammar Gaddafi nuk ka patur kurrë besim tek ushtria e tij dhe kjo është edhe arsyeja përse në 42 vjet pushtet, asnjë tentativë nuk u bë prej ushtarakëve për t’a rrëzuar nga pushteti.
Në këmbim, ai ka bazuar të gjithë pushtetin e tij, tek fuqia e liderave lokalë, të cilët i ka caktuar në poste të rëndësishme dhe u ka dhënë një seri privilegjesh.
Janë pikërisht ata karta e tij më e fortë, njerëz besnikë, të gatshëm që të vdesin për diktatorin, sepse me rënien e sistemit do të humbin edhe privilegjet që kanë fituar.
Ushtria ka refuzuar më së shumti urdhërat për të qëlluar mbi civilë, por nuk është përfshirë as në ndonjë rebelim të hapur ndaj regjimit.
Me shumë gjasa, e ardhmja e Gaddafi-t, do të përcaktohet nga lufta midis masave të gjera popullore dhe tribuve që i qëndrojnë besnike.
Top Channel