Janë të paktën 10 mijë të vdekurit dhe 50 mijë të plagosurit në Libi, sipas një mesazhi të publikuar në Twitter nga televizioni Al Arabiya.
Bilanci tronditës është bërë i ditur nga anëtari libik i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Sayed al Shanuka, i intervistuar sot nga televizioni arab në Paris.
Bilanci zyrtar i dhënë nga qeveria e Tripolit dje fliste për 300 të vdekur, shumica e të cilëve humbën jetën gjatë bombardimeve të avionëve luftarakë.
Për shkak të situatës së tensionuar, vende të ndryshme po evakuojnë qytetarët e tyre nga Libia dhe kompanitë e naftës po zhvendosin stafin e tyre në vende të tjera.
Vendet perëndimore druhen se situata mund të degradojë, pas deklaratës së djeshme të liderit Muammar Gaddafi, se do të qëndrojë në pushtet deri në vdekje.
Top Channel