“Tolloni”, së shpejti miratimi i ligjit

23/02/2011 16:00

Brenda pak kohësh pritet të miratohet ligji, në bazë të të cilit familjet në nevojë, pervec ndihmës ekonomike, do të marrin cdo muaj edhe një sasi të caktuar ushqimesh cdo muaj.

Por para se të nisë pilotimi i kësaj skeme të re, në Tiranë dhe në Durrës, do të kryhet informatizimi i shërbimit social në të 12 pikat e vendit.

Drejtoresha e politikave sociale në Ministrinë e Punës, Denada Seferi sqaron se pas informatizmit nuk do të jetë pushteti vendor, por shërbimi social institucioni që do të vendosë përfundimisht se cilat familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike.

“Është regjistri elektronik që do administrohet nga Ministria e Punës. Pastaj ka dhe 12 zyra rajonale që do jenë të lidhura dhe do veprojnë në bazë të këtij regjistri në nivel qendror”, deklaron Seferi.

Ndihmën ushqimore, ose përfitimin në natyrë, do ta marrin edhe ato familje të cilat kanë lënë shtëpitë e tyre pas vitit 1991 dhe e kanë te pamundur të sigurojnë jetesën normale.

“Do ketë një vlerësim tjetër për këtë situatë të një familjeje, e cila mund të gjendet në vështirësi për shkak të të ardhurave të pakëta. Në këto familje do të futet ndihma që do përcaktohet sipas kritereve”, saktëson Seferi.

Ky hap ndërmerret për të zbutur varfërinë ekstreme dhe do ta përfitojnë edhe të gjithë personat e dhunuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA