Travolta, më shumë vite, më pak flokë

22/02/2011 09:20

John Travolta festoi ditëlindjen e tij të 57 në plazhet e Hawai të premten e kaluar me më pak flokë se herët e tjera.

Flokët e aktorit kanë qenë gjithmonë temë bisede në Hollywood. Në vitin 2008, Travolta rruajti kokën për rolin në filmin “From Paris With Love” dhe brenda pak ditësh ai u pa sërish me flokë të bukur dhe të shëndetshëm.

“Më pëlqen ky rol sepse më jep lirinë e të qënit qeros”, u shpreh atëherë aktori.

Ndoshta tani, John Travolta tashmë ka përqafuar idenë e të qënit pa flokë… më në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA