Libi, raporte për grusht shteti
22/02/2011 21:30
Një grusht shteti mund të jetë duke ndodhur në këto momente në Libi, raporton aktualisht BBC.
Sipas raportimeve të disidentëve “të mirëinformuar”, ende të pakonfirmuara nga rrjetet ndërkombëtare, Ministri i Brendshëm i ka bërë thirrje forcave ushtarake që të bashkohen me popullin dhe të përmbushin kërkesat legjitime të njerëzve.
Ministri i Brendshëm, Abdel Fattah Younes al Abidi, është një figurë me shumë influencë në Libi.
Sipas BBC, ai mund të jetë duke u përpjekur që të organizojë një grusht shteti, i cili mund të sjellë largimin e kolonelit Gaddafi nga pushteti.
Top Channel