Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e qeverisë së re dhe për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Ditën e djeshme, pas seancës konstituive, kryetar i Kuvendit u rizgjodh Jakup Krasniqi.

Ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Xhavit Haliti nga PDK-ja, Sabri Hamiti nga LDK-ja dhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Nga një post i tillë u rezervua edhe për Petar Miletic nga pakica serbe dhe Enis Kermanin nga komunitetet jo serbe.

Për zhvillimin e seancës së jashtëzakonshme do të mblidhet më parë kryesia e Kuvendit, e cila nëse jep dritën jeshile do të caktojë edhe orën për mbajtjen e saj.

Top Channel