Dhjetëra serbë në veri të Kosovës janë organizuar sot duke bllokuar rrugën e Ibrit në fshatin Rudare, të komunës së Zvecanit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave turma e serbëve
kryesohej nga i ashtuquajturi kryetar i qarkut të Mitrovicës, Radenko
Nedelkovic dhe komandanti i MUP, Gjorgje Dragovic.

Bllokimi i arterjes kryesore për në veri të Kosovës është konfirmuar
edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Sipas tij, strukturat paralele serbe, që financohen nga Beogradi dhe
krimi i organizuar, janë të shqetësuara nga rritja e patrullimeve të
Policisë së Kosovës në veri.

Nedelkovic dhe Dragovic, ka deklaruar burimi, të shqetësuar nga
patrullimet e policisë kosovare kanë organizuar grupe të caktuara
serbësh për të sulmuar këto patrulla, sic ndodhi me sulmin e disa ditëve
më parë në Zubin Potok, ndaj një makine të policisë.

Top Channel