Ish-i dashuri: Madonna, faleminderit përjetë

22/02/2011 16:50

Një ish-dashur i Madonna-s, Carlos Leon, falenderoi këngëtaren për vajzën e tyre të përbashkët, të cilësuar prej tij si dashuria e jetës së tij.

Leon pati një lidhje romantike 3-vjeçare me Madonna-n në vitet 1990, por u ndanë kur Lourdes, sot 14 vjeç, ishte shtatë muaj.

Çifti ka një kujdestari të përbashkët mbi vajzën, edhe pse ajo shpenzon më shumë kohë me babain aktor, për shkak të impenjimeve profesionale të këngëtares.

44-vjeçari Leon deklaroi për revistën “People”: “Do të jem përjetë mirënjohës ndaj Madonna-s. Nuk kam asnjë pishman dhe asgjë që do të doja të ndryshoja në historinë tonë.

Unë morra gjënë më të bukur të jetës sime nga ajo marrëdhënie, vajzën tonë. Ajo është gjithçka në jetën time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA