Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe aleati i tij Ali Ahmeti, në një takim të zhvilluar mbrëmjen e djeshme kanë rënë dakord për të cuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë maqedonase, sipas të cilave dy liderët kanë rënë dakord për mënyrën e shpërndarjes së Parlamentit, për kryerjen e procedurave rreth zgjedhjeve, miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe shqyrtimin e kërkesave të opozitës.

Pritet që dy partitë të zyrtarizojnë sot qëndrimet e tyre për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat kryesitë e tyre diskutuan mbrëmë deri vonë.

Top Channel