Pas zgjedhjes së presidentit të Republikës, në Kuvendin e Kosovës ka filluar proçesi për votimin e qeverisë së re. Mandatari për krijimin e qeverisë, Hashim Thaçi ka deklaruar se qeveria e re do të ketë parësore eurointegrimin e Kosovës dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Sot me zgjedhjen e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, po i japim fund një maratone 5-6 mujore të një krize. I japim fund me një proçes shumë legjitim dhe demokratik, me një proçes që u përballëm të gjithë. Falenderoj qytetarët për besimin e tyre dhe komunitetin ndërkmbëtar për mbështetjen”, tha Thaçi.

“Në koalicionin qeverisës si parësore do të ketë një sundim të ligjit ndaj luftës së korrupsionit. Parësore do të jetë krijmi i vendeve të reja të punës dhe zvogëlimi i varfërisë. Do të rrisim nivelin e shërbimit të administratës dhe do të krjiohen parakushte më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja. Do të bëhet një punë e konsiderueshme në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rritjen e numrit të njohjeve të Republikës së Kosovës”, theksoi Thaçi.

Top Channel