Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli si president i Republikës, në Kuvendin e Kosovës.

Nga 67 pjesëmarrës që kanë qenë në këtë raund, 58 kanë votuar pro, 7 kundër dhe 2 vota kanë qenë të pavlefshme.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës për të zgjedhur kreun e vendit duhet që kandidati për president të marrë 81 vota në dy raundet e para dhe nëse kjo nuk arrihet, duhen 61 vota në raundin e tretë.

Në këto momente PDK-ja ka kërkuar pesë minuta pushim për konsultim.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nuk ka pranuar që të ketë një shtyrje të raundit të tretë për një ditë tjetër.

Top Channel