Përbërja e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës do të publikohet të hënën, nga kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së Partisë, e cila u zhvillua në orët e mbrëmjes.

Anëtari i kryesisë, Memli Krasniqi, nuk saktësoi nëse të hënën, kur do te mblidhet per here te pare kuvendi i ri, do të hidhet apo jo në votim edhe përbërja e re e qeverisë dhe kantidatura e presidentit te ri te vendit.
 
“Ne kemi thënë që është qëllimi i ynë që sa më shpejtë që të jetë e mundur të konstituohen të gjitha institucionet, en do të respektojmë pa dyshim ligjet, procedurat ato që parashihen duke filluar nga Kushtetuta deri të rregullorja e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të gjejmë hapsirën legale për të proceduar dhe besojë që hapësirat eksiztojnë por do të mbetet që Kuvendi dhe deputetë”, është shprehur Krasniqi.

Po ashtu, z. Krasniqi bëri të ditur se u arrit një marrëveshja për bashkëqeverisje me Listën Ibrahim Rugova, por nuk zbuloi detajet e saj.

Nga ana tjeter, Bujar Bukoshi, anetar i kësaj liste i tha Top Channel përmes telefonit, se në bazë të marrëveshjes Lista do të ketë një postë të zëvëndëskryeministrit, atë të ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe dy zëvëndësministra.

Posti i zëvendëskryeministrit, duket se do t’i ofrohet Bujar Bukoshit, ndërsa ai i ministrit të Ambientit, Dardan Gashit.

Në këtë mënyrë, PDK-ja përmbylli serinë e marrëveshjeve për bashkëqeverisje me subjektet politike.

Të shtunën ajo nënshkroi marrëveshje edhe me Aleancën Kosova e Re, grupin parlamentar 6+ dhe me partinë SLS të komunitetit serb.

Top Channel