Votimi i kryeministrit dhe presidentit të ri të Kosovës mund të bëhet ditën e nesërme, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të sapoformuar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka saktësuar se nesër paradite do të shqyrtojë kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme nga PDK.

Ndërkohë, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuci ka konfirmuar dërgimin e kërkesës, duke sqaruar se partia në pushtet ka kërkuar që seanca të mbahet në orën 15:00.

“Megjithatë, ne pajtohemi me qëndrimin e Kuvendit të Kosovës sepse jemi ithtarë të respektimit të Kushtetutës”, ka deklaruar Kuci.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u betuan deputetët e rinj të tij, të cilët zgjodhën si kryetar Jakup Krasniqin.

Top Channel