Skuadrave e yjeve të perëndimit mposhti ata të lindjes, në Ndeshjen e Yjeve të NBA-së, e përfunduar me rezultatin 148-143.
Takimi i shumëpritur i vitit, i cili bashkon të gjithë basketbollistët më të mirë të kampionatit amerikan, pa si protagonist absolut Kobe Bryant.
Në 43 minutat që ishte në fushë, Bryant realizoi 37 pikë dhe fitoi 14 topa në tabelë. Kevin Durant ishte një tjetër protagonist për perëndimin, autor i 34 pikëve të realizuara.
Nga ana e tij, LeBron James iu përgjigj paraqitjes së mrekullueshme së Kobe, me shifra dyshe në të tre parametrat kryesorë. Ai realizoi 29 pikë, fitoi 12 topa në tabelë dhe dha 10 asista.
Stoudemire i shtoi 29 pikë të tjera lindjes, që i rikuperoi 12 pikë perëndimit në pjesën e fundit, por pa mundur të përmbyste rezultatin.
Formacioni titullar i perëndimit ishte: Paul, Bryant, Anthony, Durant e Duncan, ndërsa ai i lindjes Rose, Wade, James, Stoudemire dhe Howard.
Në mbrëmjen spektakolare, dhanë shfaqje në kohën e pushimit edhe yjet më të mëdhenj të muzikës amerikane, midis të cilëve Rihanna dhe Beyonce.
Top Channel